Sfida ndaj Laçit, flet Ardit Hoxhaj: Durimi, gjëja më e mirë për një futbollist

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 27, 2021 | 10:46

Sfida ndaj Laçit, flet Ardit Hoxhaj: Durimi, gjëja më e mirë për një futbollist

Ka shënuar dy gola në ndeshjen e Kupës ndaj Pogradecit, si dhe dy gola në kampionatin ndaj Kastriotit. Kështu që Ardit Hoxhaj rishfaqet sërish si protagonist te Vllaznia. Ai ka qene përkrah trajnerit Brdariç në konferencën për shtyp dhe ndër të tjera ka deklaruar se ka pritur momentin e tij dhe kërkon ta shfrytëzojë sa më mirë.

ARDIT HOXHAJ

“Ndonjëherë durimi është gjëja më e mirë që duhet të bëjë një lojtar. Pas dëmtimit jam treguar i duruar, kam punuar fort në stërvitje dhe e dija që do të vinte momenti im. Nuk jam mërzitur që nuk kam luajtur nga fillimi. Të bësh durim dhe të presësh momentin tënd është gjëja më e mirë që mund të bësh ndonjëherë”, u shpreh Hoxhaj në fillim.

RIVALITETI – Sipas Hoxhajt, rivaliteti në ekip do të japë rendimentin e vet. “Është gjë pozitive për ekipin të ketë sa më shumë lojtarë dhe kjo nuk do të përbëjë problem. Ne nuk kemi frikë askënd. Problemi ynë është problemi me veten, si e shfaqim vetën në fushë”, vijoi sulmuesi.

LAÇI DHE VAZHDIMËSIA – “Laçi është ekip shumë i mirë, me lojtarë cilësorë. Pothuajse 70% e ekipit të vjetshëm të Laçit është ruajtur. Por, ne do të bëjmë lojën tonë, nuk do të mendojmë fare për kundërshtarin. Vazhdimësia? Mendoj se ky është një proces i gjatë. Ky është vetëm fillimi dhe ne e kemi pasur të vështirë të përshtatemi me njëri-tjetrin, sepse kemi pasur shumë lojtarë të rinj.

Tani ka ardhur momenti për vazhdimësi, duke parë edhe formën e lojtarëve. Është një kampionat si ai i vitit të shkuar. Të gjitha skuadrat luftojnë për titull. Shkëputjen që bëmë ne vjet, tani e ka bërë Tirana. Por tani shohim që edhe Tirana ka probleme gjatë rrugës dhe deri në fund do të jetë një kampionat shumë i luftuar”, përfundoi Ardit Hoxhaj.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"