Sfida ndaj Kukësit, Marantas: Stërvitje speciale për penalltitë, lojtarët e mi e kanë të ndaluar të…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 22, 2019 | 19:37

Sfida ndaj Kukësit, Marantas: Stërvitje speciale për penalltitë, lojtarët e mi e kanë të ndaluar të…

Trajneri i Luftëtarit, Jorgos Marantas, doli ditën e sotme në konferencën para ndeshjes që ekipi i tij luan nesër ndaj Kukësit, e vlefshme për javën e nëntë të Superiores.

jorgos marantas

Teksa vlerësoi si një ekip mjaft të fortë Kukësin, Marantas u ndal tek një stërvitje speciale që ka për lojtarët e tij, ku kujtoi penalltinë e akorduar në dëm të tyre ndeshjen e fundit ndaj Bylisit, për një faull brenda zone. Tekniku grek u shpreh se do i përgatisë lojtarët e tij që të mos prekin më kundërshtarët brenda zone, por edhe portierët për penalltitë.

STËRVITJA – Do i bëjmë një stërvitje të veçantë protierëve për të ndalur 11-metërshat. Ndërkohë, tashmë lojtarët e mi janë në dijeni, se nuk duhet t’i prekin kundërshtarët brenda zone, kjo është diçka e ndaluar. Të mos ndodhin gjëra si në ndeshjen e fundit.

NDAJ KUKËSIT – Nesër presim që të kemi një zhvillim në lojën tonë. Takimi është shumë i fortë, pasi dihet se Kukësi është një nga ekipet më të forta në Shqipëri. Besojmë se do të marrim maksimumin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"