Sfida ndaj Kardifit, Leisteri vendos të mos fluturojë me avion

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 1, 2018 | 13:14

Sfida ndaj Kardifit, Leisteri vendos të mos fluturojë me avion

Takimet e kësaj fundjave të Premier Ligës do të zhvillohen normalisht sipas axhendës, pavarësisht vdekjes tragjike të presidentit të Leiçesterit.

leicester-9334

Por, klubi e ka anuluar planin për të fluturuar drejt Kardifit për ndeshjen e së shtunës, pasi udhëtimi me avion është konsideruar i pandjeshëm për rrethanat në të cilat humbi jetën presidenti i “dhelprave”, Vikai Srivadhanaprabha, dhe 4 personat e tjerë që ndodheshin në bordin e helikopterit të tij. Skuadra ka vendosur që të udhëtojë me autobus drejt Uellsit, udhëtim që zgjat 3 orë.

2451931-50937355-2560-1440

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"