Sfida ndaj Gjermanisë, Deshamp me respekt për “pancerat”: Nuk janë në krizë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 16, 2018 | 17:06

Sfida ndaj Gjermanisë, Deshamp me respekt për “pancerat”: Nuk janë në krizë

Edhe pse skuadra e Gjermanisë humbi të shtunën ndaj Holandës me rezultatin 3-0 në Amsterdam, trajneri i kampionëve të botës respekton në maksimum skuadrën gjermane. Për trajnerin e “gjelave” ndeshja e sotme nuk do të jetë e lehtë për skuadrën e tij edhe pse Gjermania vjen nga një disfatë e thellë. Deshamp nuk i beson krizës së gjermanëve dhe kërkon nga skuadra të jetë e motivuar në 100 përqindëshin e saj.

deshamp mbape

“Ata janë një kundërshtar shumë i vështirë, edhe pse në Holandë morën një rezultat zhgënjyes”, deklaroi trajneri që fitoi Kupën e Botës me “Les Blues” përpara sfidës së sotme në “Stade de Francë”. Trajneri nuk pret aspak një Gjermani të demoralizuar. Sipas tij skuadra e drejtuar nga Joakim Lëv nuk kishte qenë shumë e eficiente dhe për këtë u ndëshkua në fund të takimit me dy gola të tjerë.

“Pashë një skuadër të mirë në fushë dhe nëse do të kishte shënuar në rastet që krijoi, do të kishim një rezultat ndryshe me gjithë respektin për lojën e holandezëve, të cilët mund të them që janë rikthyer. Skuadra është stërvitur mirë dhe nesër (sonte) do të kërkojmë të fitojmë ndeshjen përballë tifozëve tanë, duke i lehtësuar më shumë pozitat në grup”, u shpreh trajneri që dje festoi edhe 50-vjetorin e tij. Kujtojmë që Franca është e para në grupin 1 me 4 pikë. Ata kanë barazuar në ndeshjen e parë ndaj Gjermanisë në Mynih dhe më pas fituan ndaj portokallinjve me rezultatin 2- 1 në Paris.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"