Sfida ndaj Francës, shpërthen ish-sulmuesi i Kombëtares: Të vendosim himnin e Andorrës dhe t’u kerkojmë te falur algjerianëve, shpresoj që bileta ime…

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Nëntor 13, 2019 | 19:07

Kombetarja LAJMI KRYESOR Të fundit

Sfida ndaj Francës, shpërthen ish-sulmuesi i Kombëtares: Të vendosim himnin e Andorrës dhe t’u kerkojmë te falur algjerianëve, shpresoj që bileta ime…

Shqipëria do të përballet ditën e diel me Francën në ndeshjen e vlefshme për eliminatoret e Europianit 2020. 

Luci-Roland

Kjo sfidë përkon edhe me inaugurimin e stadiumit të ri Kombëtar në kryeqytet, teksa nëpërmjet një postimi në “Facebook”, ish-sulmuesi i Kombëtares, Roland Luçi, ka sjellë edhe njëherë në kujtim ngatërrimin e himnit të Shqipërisë në Francë, teksa nuk është i mendimit se ajo ishte thjesht një gafë. Shkrimin e tij në rrjetin social, Luçi e ka titulluar “Çështje dinjiteti”:

shqiperia himni

POSTIMI I ISH-SULMUESIT TË KOMBËTARES:

Çeshtje dinjiteti

Gafa me Hymin ne Paris nuk ishte gafe, se po te ishte gafe nuk do tu kerkohej falje armeneve, nuk do kerkonte ndjese presidenti francez te kryeministri shqiptar dhe nuk do kulmonte “gafa” me daljen si gjel po te ketij Macroni te jepte sihariqin e mosafrimit ne BE te shtetit qe nuk i gjendej as hymni kombetar ne arkivat pariziene. Por ja qe paska rotacion, por per fat te keq jo reciprocitet, pavaresisht ngjashmerise morfologjike.

Shqiperia ndertoi nje stadium modern kombetar, i vetmi i tille ne bote qe ka atribute perfaqesuese kombetare e shteterore te sportit e kultures qe promovon nje kompani komerciale, por kjo eshte histori tjeter. E kishim te dinjiteti. Nqs nuk ke guximin, takatin dhe dinjitetin e duhur qe te japesh ne vend te La Marseillaise hymnin e Andorres dhe tu kerkosh te falur algjerianeve per ngaterresen, pra ne vend qe gjelave tu tregosh kotecin, del ne pah kompleksi yne historik i inferioritetit ndaj te huajve, del se ne paskemi detyrime te medha ndaj Frances, ju leshon atyre llokmen kryesore te tribunes per gazetaret e shumte nga interesi i jashtzakonshem qe paska shkaktuar lajmi i inaugurimit te stadiumit Air Albania ne bote?! 

E vertete qe interesi dhe kurioziteti eshte i madh ne Shqiperi per stadiumin e ri dhe shumica do ta mbushin ate pikerisht nga ky kuriozitet me shume se te shohin francezet duke festuar. A propos festa: Interesi i madh francez per te ardhur ne “inaugurim” eshte pikerisht festa e tyre, se pikerisht aty ata do te festojne kualifikimin per ne Europian dhe duan te marrin pjese ne festim, duan t`ja transmetojne vendit te tyre suksesin.

 Jane pikerisht ata, francezet, qe jane ne ethe me teper se ne per inaugurimin, per maksimalizimin e shkelqimit te fitores se tyre. Dhe ketu dalim te reciprociteti dhe dinjiteti, te qeveria dhe federata jone: 

Kur s mund t jua kthesh me te njejten monedhe denigrimi e poshterimi, te pakten mos u krijo kushte luksi te festojne ne sofren tende te abandonuar, inauguroje stadiumin me nje ndeshje tjeter, ideale do te ishte nje miqesore me Kosoven, por dhe ndaj Andorres neser perseri stadiumi do te ishte plot dhe nuk do te duhej te kishe kujdes mos te ngaterrosh hymnet… Dhe qe te mos vulgarizohet, me Francen te luhej ne Elbasan dhe ky injorim i qyteteruar ndaj tyre do te ishte ekuivalenti elegant shqiptar i poshterimit te Parisit.

Duke falenderuar Federaten per bileten VIP qe me kishte rezervuar, me mospjesmarrjen time ne festen e gjelave te Makronit, shpresoj qe ajo bilete te mos i jete dhene ndonje gazetari trengjyresh.

PANORAMASPORT.AL

 




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com