Sfida ndaj Flamurtarit në shtëpi, Skënderbeu publikon çmimet e biletave

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 24, 2020 | 13:26

Sfida ndaj Flamurtarit në shtëpi, Skënderbeu publikon çmimet e biletave

Ditën e nesërme, duke filluar nga ora 14:00, do të luhet sfida mes Skënderbeut dhe Flamurtarit, e vlefshme për javën e 19-të të Kategorisë Superiore.

skenderbeu flamurtari

Vendasit duan të vazhdojnë me fitore, pas asaj që arritën ndaj Partizanit në mesjavë, ndërsa vlonjatët duan të bëjnë surprizën dhe të provojnë ato pak shanse që kanë mbetur për mbijetesë.

Klubi i Skënderbeut nëpërmjet një postimi në faqen zyartre të ka bërë me dije se ka nisur shitja e biletave për këtë takim.

Çmimet do të jenë të njëta si ato me Partizanin, teksa bileta më e lirë do të kushtojë 200 lekë, ndërsa ajo më e shtrenjta 1000 lekë.

Njoftimi i klubit:

Ju njoftojmë se ka nisur shitja e biletave të ndeshjes të cilat mund ti blini në pikat e zakonshme:

– Pika e shitjes ngjitur me bankën ‘Credins’

– Pika e shitjes (20 metra poshtë dyqanit vodafone) pranë stadiumit.

– Pika e shitjes së gazetave (pazari)

– Stadiumi ‘Skënderbeu’ (Ditën e ndeshjes)

Çmimet e biletave janë si më poshtë:

– Tribuna Gold A & B – 1000 Lekë

– Tribuna A, B – 400 Lekë

– Tribuna C – 300 Lekë

– Tribuna E, D – 200 Lekë

– Tribuna E (Miqtë) – 200 Lekë

Bëjmë thirrje për pjesmarrje masive në mbështetje të Ujqërve, bashkë ia dalim!

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"