Sfida ndaj Flamurtarit, Mema me 2 dilema për formacionin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 22, 2018 | 12:05

Sfida ndaj Flamurtarit, Mema me 2 dilema për formacionin

Tirana është gati për sfidën me Flamurtarin. Dyshimi i vetëm mbetet Marvin Turtulli, i cili është stërvitur me skuadrën, por gjendja e tij do të kontrollohet para takimit. Është e sigurt që do të mungojnë në Vlorë, Kërçiku, Blazhevski dhe Oduamadi. Ndërkaq, formacioni pritet të jetë ai i zakonshmi që ka përdorur Ardian Mema gjatë javës.

ardian mema

Gjithsesi, trajneri mund të ndryshojë taktikë, duke futur emra të rinj në skuadër. Gjithsesi, ndryshimet më të mëdha priten në sulm, me Hasanin titullar, Dajën sulmues i dytë në formacionin fillestar ose me Ngonë dhe Sentamunë që mund të luajnë nga minuta e parë, gjithmonë nëse Mema përmbys formacionin në sekondën e fundit.

Tirana

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"