Sfida ndaj Burrelit, flet mbrojtësi i Vorës: Kundërshtari ka kualitet, por ne do të…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 5, 2021 | 12:57

Sfida ndaj Burrelit, flet mbrojtësi i Vorës: Kundërshtari ka kualitet, por ne do të…

Vora vazhdon stërvitjen intensive për ndeshjen e sotme me Burrelin, të cilën do ta luajë në Pezë-Helmës. Për shkak të motit të keq, puna është përqendruar në planin fizik.

Vora-Maliqi

Për këtë, më shumë kujdes është treguar për mbrojtësit, një prej të cilëve është edhe 26-vjeçari nga Lushnja, Frenki Lamçe. Ai për “Panorama Sport” thotë:

“Vora do të tentojë për tri pikët ndaj Burrelit. Dihet se skuadra matjane është e fortë dhe ka kualitete, por ne do të japim gjithçka nga vetja dhe do të bëjmë më të mirën në fushë.

Skuadra është përgatitur gjatë gjithë javës për të zhvilluar një ndeshje të bukur e të luftuar, që do ta çojë te pikët”.

ABDULLA DUSHKU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"