Sfida ndaj Beitar Jerusalem, Sabien Lilaj paralajmëron durrsakët e Edi Martinit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 11, 2020 | 19:09

Sfida ndaj Beitar Jerusalem, Sabien Lilaj paralajmëron durrsakët e Edi Martinit

Beitar Jerusalemi është një ekip shumë i fortë dhe ndaj tij duhet shumë kujdes. Paralajmërimi për Teutën vjen nga Sabien Lilaj, mesfushori korçar që sezonin e fundit luajti pikërisht në Izrael dhe ka njohuri për kundërshtarin e durrsakëve, pasi ka luajtur kundër tij.

lilaj5

“Janë një ekip shumë i fortë, vërtet, një ekip që luan mirë futboll. Di të them që sezonin e fundit ishin shumë mirë, një skuadër shumë kompakte, nuk e di çfarë kanë bërë për sezonin e ri, pasi mund të kenë ndryshuar.

Sa shanse ka Teuta? Në një ndeshje teke nuk i dihet asnjëherë, Teuta mund të luajë shanset e saj për kualifikimin”, tha për “Panorama Sport” ish-lojtari i Kombëtares dhe Skënderbeut, Sabien Lilaj.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"