Sfida ndaj Apolonisë, mungesë e çuditshme te Tirana. Futbollisti afrikan mund të largohet nga bardheblutë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 30, 2021 | 23:06

Sfida ndaj Apolonisë, mungesë e çuditshme te Tirana. Futbollisti afrikan mund të largohet nga bardheblutë

Në stërvitjen e djeshme, Tirana ka pasur dy mungesa. Bëhet fjalë për Riçard Dansonë dhe Kristian Toshevskin. I pari, sipas stafit, ka pasur një problem, por nuk përjashtohet mundësia që të largohet nga Tirana, sepse nuk ka bindur pothuajse në asnjë ndeshje.
dANSO
Toshevski ka pasur një problem fizik dhe me shumë mundësi do të jetë gati për sfidën e radhës. Janë kthyer në ekip Halili e Najdovski, të cilët janë gati për kampionat kundër Apolonisë. Skuadra kreu sot stërvitjen në “Selman Stërmasi” dhe menjëherë do të marrë rrugën drejt Fierit ku do të qëndrojë e grumbulluar për sfidën me Apoloninë ditën e diel.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"