Sfida miqësore me Partizanin dhe testimi i VAR-it, Egnatia inaguron sot stadiumin e ri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 1, 2021 | 9:55

Sfida miqësore me Partizanin dhe testimi i VAR-it, Egnatia inaguron sot stadiumin e ri

Stadiumi i Egnatias do të presë sot ndeshjen e parë që pas rikonstruksionit të tij. Klubi rrogozhinas ka menduar të zhvillojë një ndeshje miqësore ndaj Partizanit, pikërisht sot në orën 17:00.

stadiumi i rrogozhines

Egnatia ka dalë edhe me një njoftim për këtë miqësore, teksa klubi theksonte se FSHF-ja do të japë edhe verdiktin për certifikimin e stadiumit të ri.

“KF Egnatia rikthehet të zhvillojë ndeshjet në stadiumin dhe fushën e re. Në këtë ndeshje ndaj Partizanit do të testohet sistemi VAR. Zyrtarë të FSHF-së do të jenë të pranishëm për certifikimin e stadiumit. Hyrja për tifozët do të jetë e lirë”, citohej në njoftimin e rrogozhinasve.

ALDO BUZI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"