Sfida me Milanin, godet Mihajloviç: S’mendoj për Ibrën, kam hallet e mia

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 23, 2021 | 10:30

Sfida me Milanin, godet Mihajloviç: S’mendoj për Ibrën, kam hallet e mia

Katër pikë në dy ndeshjet e fundit tregojnë për një moment të mirë të Bolonjës në kampionat, megjithatë Sinisha Mihajloviç as që e mendon ndalesën ndaj Milanit. Në konferencë për shtyp, trajneri serb ka deklaruar:

MIHAJLOVIC 1

“Milani është i dyti në renditje dhe duhet thënë se është ndëshkuar shpesh episodet. Janë një grup që luajnë mirë, edhe në ndeshjen e fundit ndaj Veronës e përmbysën rezultatin. Sigurisht që do të jetë një ndeshje e vështirë, por siç është për të gjitha skuadrat që përballen me kuqezinjtë.

Uroj që Ibra të luajë pasi preferoj të kem përballë më të mirët, megjithatë për momentin mendoj vetëm për skuadrën time. Duhet thënë se tashmë kam aq shumë probleme me të mirët sa nuk mund të shqetësohem për kuqezinjtë”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"