Sfida me Kukësin, dy mungesa të mëdha te Vllaznia. Hoxhaj kërkon ndjesë për faullin “horror” ndaj Pjeshkës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 11, 2021 | 10:25

Sfida me Kukësin, dy mungesa të mëdha te Vllaznia. Hoxhaj kërkon ndjesë për faullin “horror” ndaj Pjeshkës

Vllaznia do të ketë dy mungesa tejet të rëndësishme ndaj Kukësit. Për këtë takim do të mungojë një nga lojtarët më të mirë të saj: kapiteni Erdenis Gurishta ka plotësuar numrin 4 të tyre dhe prandaj do të mungojë në takimin e radhës. Ndërsa tjetri do të jetë golashënuesi më i mirë i saj, sulmuesi Ardit Hoxhaj që u ndëshkua me karton të kuq për atë ndërhyrje ndaj Denis Pjeshkës.
pjimage (4)
Erdenis Gurishta (m) dhe Ardit Hoxhaj (d)
Hoxhaj, ndërkohë ka lënë një mesazh edhe për kritikët: “E para dua t’i kërkoj falje ekipit dhe gjithë tifozëve për kartonin e kuq. Është një ndërhyrje që mua më ka marrë inercia e fushës, ma ka rritur shpejtësinë, por nuk kam pasur për qëllim të vras vëllain tim, Denis Pjeshka. E kam tërhequr këmbën drejt vetes në fund, për të mos e lënë të lirë dhe ta godas. Për të gjithë gjarpërinjtë kam këtë foto të tabelës së klasifikimit”, shkruan ai.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"