Sfida me Kazakistanin, UEFA i beson drejtësinë gjyqtarit me përvojë nga Hungaria

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 8, 2020 | 14:54

Sfida me Kazakistanin, UEFA i beson drejtësinë gjyqtarit me përvojë nga Hungaria

Sfida e Shqipërisë me Kazakistanin në Ligën e Kombeve i është besuar arbitrit hungarez Tamas Bognar.  42-vjeçari ka nisur karrierën profesioniste të gjykimit në futboll në vitin 2016, ndërsa është graduar si arbitër i FIFA-s në vitin 2009.
tams-bognr-9b547b5c-3afd-4279-aad4-eea331ba88e-resize-750

Me 325 ndeshje mbi shpinë, Bognar konsiderohe si arbiët me përvojë në arenën europiane.

Ai ka vendosur drejtinë në 31 ndeshje të Ligës së Europës (14 takime të fazës finale dhe 17 eliminatore), 4 kualifikuese të Ligës së Kampioneve, 5 kualifikuese të kampionatit europian, 4 takime eliminatore të Kupës së Botës etj.

Bognar do të ndihmohet nga Bolazh Buzhash, Peter Kobor (arbitra anësorë) dhe dhe Gergo Bogar (arbitër i katërt).

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"