Sfida me Flamurtarin, Klodian Arbëri: Mungon Çaço, “balotazh” për zëvendësuesin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 2, 2022 | 17:20

Sfida me Flamurtarin, Klodian Arbëri: Mungon Çaço, “balotazh” për zëvendësuesin

Kampionati rifillon pas 10 ditësh, e megjithatë prej kohësh po bëjnë llogaritë për Flamurtarin. Është kundërshtari i parë me të cilin do të luajnë dhe synimi është që ta nisin aty ku e lanë: te fitorja.

Arberi

Stafi teknik do të ketë një mungesë të madhe përballë vlonjatëve. “Xholi” Ervis Çaço është i skualifikuar prej kartonëve. Kapiteni që ka këtë sezon është aktivizuar më së shumi në sulm, nuk do të jetë në fushë për këtë 90-minutësh. Trajneri po merr të gjitha masat e nevojshme për të gjetur zëvendësuesin.

Përgjatë gjithë ndeshjeve miqësore të zhvilluara deri tani, ai është duke provuar disa skema dhe emra të ndryshëm futbollistësh. Për “Panorama Sport”, është vetë Klodian Arbëri që flet për këtë temë: “Dihet kontributi i kapitenit tonë në skuadër, dhe po kështu edhe grinta që ai përcjell. Po punojmë për zëvendësimin e tij, pasi do të luajmë ndaj Flamurtarit në shtëpi. Krahas strategjisë së lojës, po provoj disa alternativa në miqësore. Një midis Solomon dhe Olaoje do të jetë në vend të tij. E megjithatë, përfundimisht vendimin do ta marr pas miqësores me Vorën këtë fundjavë. Edhe pse nuk do të jetë në fushë në rinisjen e kampionatit, Çaço po na ndihmon gjatë procesit stërvitor dhe në ndeshjet testuese. Me përvojën e tij, ai po karikon grupin”, përfundon Arbëri.

EDI SPAHIU-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"