Sfida me Egnatian, Vllaznia në luftë me kohën për të rikuperuar titullarin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 5, 2021 | 10:03

Sfida me Egnatian, Vllaznia në luftë me kohën për të rikuperuar titullarin

Liridon Latifi është në luftë me kohën për t’u riaftësuar pas dëmtimit që pësoi në kavilje gjatë ndeshjes kundër Tiranës. Sulmuesi i krahut ka bërë pushim absolut ditët e fundit, në mënyrë që gjendja e tij të mos përkeqësohej.

Latifi

Burime pranë stafit mjekësor tregojnë për gazetën se po bëhet e pamundur që Latifi të jetë i gatshëm ndaj Egnatias, një ndeshje e programuar për t’u luajtur të hënën. Ndërkohë, nga ana tjetër mësohet se është përmirësuar ndjeshëm situata e mbrojtësit Dianje dhe mesfushorit Jonuzi.

Të dy kanë nisur të stërviten normalisht dhe do të jenë në dispozicion të Brdariç në Rrogozhinë. Mungesë e sigurt është vetëm mbrojtësi i majtë, Darko Bulatoviç, i cili ka kaluar dëmtimin, por nuk është ende gati për të luajtur.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"