Sfida më e rëndësishme në histori, Kosova përgatitet për festë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 20, 2018 | 15:51

Sfida më e rëndësishme në histori, Kosova përgatitet për festë

Takim me historinë për Kosovën sot në orën 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Mjafton një pikë ndaj Azerbajxhanit për të qenë ajo fituesja e grupit 3 të Ligës D. Në konferencën për shtyp, trajneri i Kosovës, Bernard Shaland, është shfaqur optimist, edhe pse ka theksuar se favorit është Azerbajxhani.

Kosova2

“Luajmë ndaj një skuadre shumë të organizuar. Në ndeshjen e parë barazuam, por ata treguan formë të lartë. Azerbajxhani ka eksperiencë, si në eliminatoret për Europian dhe Botëror. Janë favorit i grupit prej eksperiencës që kanë. Ne jemi ekip i ri. Trajnerët thonë që gjithmonë ekipi kundërshtari është favorit”, theksoi Shaland. Ai foli edhe për mënyrën e lojës në këto eliminatore, duke thënë se do të provojë të gjitha mënyrat.

“Nuk e ndërroj filozofinë e lojës, kjo është loja ime, loja jonë. Futbolli nuk ka logjikë ndonjëherë. Nëse ndërmarrim rrezikun dhe me qasje pozitive me 11 lojtarë, kemi mundësi për fitore. Do ta vazhdojmë lojën tonë dhe do ta ndërmarrim rrezikun, edhe nëse humbim do ta vazhdoj jetën. Jam i bindur në fitore”, ka deklaruar trajneri i Kosovës.

Shaland, Berisha

I pyetur se a është njeriu kryesor i këtyre sukseseve të përfaqësueses, zvicerani ka thënë “jo” në gjuhën shqipe, duke i dhënë merita edhe të kaluarës me Albert Bunjakun në krye të “dardanëve”.

Gjatë konferencës për shtyp, pasi gazetarët e ngacmuan nëse e mendonte largimin nga Kosova po u mund ndaj Azerbajxhanit, trajneri zviceran dha këtë përgjigje: “Si trajner jemi të gatshëm për gjithçka.

Nuk e mendoj një situatë të tillë. Jam trajner dhe e dua punën time, por e kam parasysh që gjithçka mund të ndryshojë shpejt. Ndonjëherë nuk është lehtë për trajnerët. Në moshën time nuk është problem edhe nëse largohem. E dua vendin tim, e dua gruan time dhe fëmijët e mi”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"