Sfida më e hapur e Kupës, Magani dhe Kumbarçe e shohin njëlloj fatin e duelit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 27, 2022 | 15:15

Sfida më e hapur e Kupës, Magani dhe Kumbarçe e shohin njëlloj fatin e duelit

Trajneri i Besës, Gugash Magani, mendon se çështja e kualifikimit mbetet totalisht e hapur për ndeshjen e kthimit që do të luhet më 12 tetor në Peshkopi.

besa korabi

“Kishim shumë mungesa në këtë ndeshje, por pavarësisht kësaj, mbeta i kënaqur nga dëshira dhe grinta e futbollistëve që u aktivizuan. Nuk arritëm ta mbyllnim kualifikimin sot (dje), por ai mbetet i hapur për sfidën e kthimit”, është shprehur Magani për “Panorama Sport” pas ndeshjes.

Për trajnerin e Korabit, Shpend Kumbarçe, ndeshja me Besën vlejti më tepër për lojtarët që nuk kishin marrë shumë minuta në kampionat. Sipas tij, kualifikimi mbetet i hapur.

“U dhamë mundësi disa lojtarëve të rinj të marrin minuta dhe të shohim gjendjen e tyre. Ishte një ndeshje e bukur dhe e luftuar fort. Kualifikimi mbetet për ndeshjen e kthimit në Peshkopi, ku shpresoj ta zgjidhim më së miri”, deklaroi trajneri i dibranëve për “Panorama Sport”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"