Sfida kundër Laçit, trajneri i qipriotëve: Presioni është tek ne…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 18, 2018 | 15:30

Sfida kundër Laçit, trajneri i qipriotëve: Presioni është tek ne…

Anorthosis është në Shqipëri për të luajtur ndeshjen e kthimit kundër Laçit në kuadër të eleminatoreve të Europa Ligës. Qipriotët kanë fituar ndeshjen e parë me rezultatin 2-1 në shtëpinë e tyre. Ndeshja e kthimit do të zhvillohet nesër në orën 17:00 në Laç.
Trajneri izraelit i qirpriotëve, Roni Levi, në intervistën e zakonshme përpara ndeshjes ka folur për sfidën. Ai mendon se gjithë presioni është mbi ekipin e tij, pasi një humbje minimale i skualifikon ata.

b_levi

Për ndeshjen e parë 

Krijuam shumë mundësi. Ata na shënuan me vetëm një rast. Në Shqipëri do të jetë një lojë tjetër. Është fillimi i sezonit dhe është logjike që lojtarët mos të kenë gjëndje të mirë fizike, megjithëse unë jam i kënaqur. Po luftuam si ekip, atëherë ia dalim.

traj

Për ndeshjen me Laçin 

Është e rëndësishme për ne që të shkojmë në raundin tjetër. Rezultati i ndeshjes së parë është disi i rrezikshëm por me përqëndrim mund tia dalim. Ndeshjen e parë Laçi luajti me kundërsulme, ndoshta kjo është ajo që ata dinë të bëjnë. Ndoshta do të sulmojnë pak në fillim, por nuk e dimë. Ne duhet të jemi gati për çdo gjë.

Për Anorthosis 

Vitin e kaluar nuk ishte e lehtë kur filloi sezoni. Kemi futbollistë cilësore dhe mbetemi edhe teorkisht edhe fizikisht të fortë. Ne mund të ndryshojmë sistem këtë ndeshje, por do të shohim se çfarë do të na rri më përshtat.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"