Sfida Inter-Juve/ Marota: Alegri dhelpër, Zhang më zbuloi se…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 25, 2021 | 12:35

Sfida Inter-Juve/ Marota: Alegri dhelpër, Zhang më zbuloi se…

Bepe Marota ka folur para derbit të Italisë, duke komentuar fjalët e Alegrit që i konsideronte ata favoritë, duke e lënë presionin mbi Interin.

marota

“Alegri është dhelpër, edhe pse është një trajner i shkëlqyer. Ne duhet të tregojmë gjatë gjithë sezonit që jemi ne kampionët”, u shpreh administratori i deleguar që nuk mundi të shmangte pyetjet mbi të ardhmen e klubit dhe ndërhyrjet e tyre në merkato. “Dua të theksoj që ne bëjmë punë në skuadër dhe qëllimi ynë është gjithmonë të kemi organikën më të mirë.

Nuk e dimë nëse do të ndërhyjmë në merkaton e janarit, por gjithmonë do të veprojmë duke vënë grupin në qendër, jo individët”, deklaroi Marota që për interesimin e sheikëve që kanë blerë Njukasëllin tha:

“Unë nuk jam aksioner, por këto ditë kam folur me presidentin Zhang dhe na ka dhënë siguri për qëndrimin e tij tek Interi. Tani ngelet për të parë sepse nuk ka asgjë konkrete, por unë po përqendrohem vetëm te puna ime”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"