Sfida e parë kundër Skënderbeut, Dinamo e Zagrebit gjobitet prej ultrasve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 27, 2017 | 16:55

Sfida e parë kundër Skënderbeut, Dinamo e Zagrebit gjobitet prej ultrasve

Pas 11 vitesh, Dinamo e Zagrebit nuk do të jetë në fazën e grupeve në kompeticionet europiane. Mirëpo, si të mos mjaftonte ky ndëshkim nga fati dhe forma e tyre e dobët, edhe vetë tifozët i kanë sjellë një dëm të madh skuadrës kroate.

10147170-470x353

Në ndeshjen e parë kundër Skënderbeut, e zhvilluar në “Maksimir”, ultrasit e skuadrës kroate kanë thërritur në kore raciste si dhe kanë ndezur sende piroteknike (flakadanë). Kjo ka bërë që Komisioni i Disiplinës në UEFA të ndëshkojë kroatët që të luajnë një ndeshje me sektorin e ultrasve të mbyllur në kompeticionet europiane.

Jo vetëm kaq, por Dinamo e Zagrebit është ndëshkuar edhe me një gjobë prej 5 mijë eurosh për këtë sjellje të ultrasve. Sa i përket sektorit të mbyllur për tifozërinë, ky ndëshkim do të hyjë fuqi në sezonin e ardhshëm kur Dinamo e Zagrebit të rikthehet që të luajë në kualifikueset e turneve europianë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"