Sfida e nxehtë ndaj Tiranës, Bylisi hap dyert për tifozët. Rikthehet edhe portieri Xhorxheviç

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 17, 2018 | 19:51

Sfida e nxehtë ndaj Tiranës, Bylisi hap dyert për tifozët. Rikthehet edhe portieri Xhorxheviç

Bylisi është duke u përgatitur maksimalisht për ndeshjen që do të luajë nesër në fushën e vet ndaj Tiranës. Një përballje që mund të përcaktojë shumë në lidhje me objektivat që kanë këto dy ekipe për t’u renditur në vendin e parë. Duke parë rëndësinë e kësaj sfide, drejtuesit e Bylisit kanë vendosur që të hapin dyert e stadiumit. Gjithashtu, u kanë bërë thirrje edhe tifozëve që të jenë sa më të shumtë në numër në mbështetje të skuadrës.

bylis

Pritet që të ketë një interesim të madh, duke u nisur edhe nga fakti që Bylisi fitoi sfidën e parë në kryeqytet dhe, në këtë mënyrë, ka shumë besim se mund ta rivalizojnë Tiranën deri në fund. Trajneri Daniel Sadedini, që ka marrë drejtimin e skuadrës përpara disa ditësh, është duke u dhënë udhëzimet lojtarëve se si të arrijnë të fitojnë në këtë ndeshje. Aktualisht, diferenca mes Bylisit dhe Tiranës është shtatë pikë me skuadrën ballshiote që ka një ndeshje më pak.

XHORXHEVIÇ – Ndërkaq, në prag të ndeshjes me Tiranën që është shumë e rëndë- sishme, Bylisi ka rikthyer në ekip portierin Stefan Xhorxheviç. 24-vjeçari serb ka kërkuar ndjesë pas asaj që ndodhi para ndeshjes me Pogradecin. Ai sqaroi se kishte udhëtuar drejt qytetit juglindor me lejen e ish-trajnerit Marcelo Troisi.

“Unë ika me bashkëshorten dhe Troisin me lejen e këtij të fundit. I kërkoj falje klubit, nuk do të ndodhë më si më parë”, ka thënë shkurtimisht portieri i ballshiotëve, i cili pritet të jetë gati ndaj Tiranës. Tekniku Sadedini do të ketë në dispozicion të gjithë lojtarët në këtë ndeshje, ku do kërkohet të merret maksimumi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"