Sfida e kampionatit, 4 arsyet përse Juve mund ta mposhtë Interin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 13, 2021 | 23:59

Sfida e kampionatit, 4 arsyet përse Juve mund ta mposhtë Interin

Duket pak e stërthënë, por nuk mund të bëjmë sikur Kristiano Ronaldo nuk është vendimtar. Edhe kundër Sasuolos, në një ndeshje të luajtur në thelb keq, Kristiano Ronaldo arriti që ta mbyllte mbrëmjen me emrin e tij në tabelën e golashënuesve, ashtu siç ka ndodhur 19 herë këtë sezon, 15 në kampionat. Kësaj i shtohet edhe fakti se kur ndjen aromën e një ndeshjeje të madhe, kampioni portugez ndez motorët: dopietë ndaj Romës dhe Barcelonës, gol kundër Lacios dhe Sasuolos. Deri tani ka kursyer vetëm Atalantën dhe Milanin, por mesatarja flet qartë: 6 gola në 6 përballjet direkte.

skysports-juventus-inter-milan_4942504

KUR LOJA BËHET E ASHPËR – Duke qëndruar te tema e ndeshjes së madhe, vështirë se Juventusi i Andrea Pirlos gabon në qasjen e saj këtë vit. Ndodhi në shtëpinë e Barcelonës dhe në javën e dytë të kampionatit kundër Romës, por që barazoi. Megjithatë, sfidat e tjera kanë parë një sjellje pozitive dhe luftarake të bardhezinjve, edhe në dy barazimet: kundër Lacios skuadra bëri një ndeshje të madhe dhe pastaj e dorëzoi në minutat e shtesës, ndërsa kundër Atalantës luajti të paktën si e barabartë, pa shkëlqyer, përballë një formacioni që zakonisht është shkatërrimtar.

RIKTHIMET – Në një situatë të përgjithshme emergjence, me infermierinë plot, deri të dielën Juventusi mund të rikuperojë disa pjesë të rëndësishme, të çmuara në ndeshjet e këtij lloji. Nuk do të jenë De Ligt dhe Dibala, por MeKeni dhe Kieza, në formë të shkëlqyer të dy, duhet t’ia dalin, edhe pse nuk do të jenë në 100%. Për më tepër, ndeshja e sotme në Kupën e Italisë kundër Xhenoas do të shërbejë për si provë nxehmjeje për Xhorxho Kielinin, titullar i mundshëm, dhe Alvaro Moratën. Për shkak të mungesave të mësipërme, dy lojtarët e rikthyer do të jenë të pazëvendësueshëm për Pirlon. Atyre mund t’u shtohen edhe Aleks Sandro dhe Kuadrado, që mund të bëhen negativë nga Koronavirusi: oksigjen i pastër për krahët, sepse që të dy gëzonin një formë të shkëlqyer përpara infektimit.

TRENDI – Nëse do të përjashtohet humbja e rëndë kundër Fiorentinës, e pakapërdishme, por aksidentale për mënyrën se si erdhi, Juventusi ka rilindur pas suksesit 3-0 në “Camp Nou” kundër Barcelonës. Prej atij 8 dhjetori, ka ardhur një barazim kundër Atalantës dhe humbja me Fiorentinën, por mbi të gjitha vlejnë fitoret me Xhenoan, Parmën, Udinezen, Milanin dhe Sasuolon. Dhe përpara tyre ishte fitorja e çmuar në derbin me Torinon.

Prej fillimit të dhjetorit dhe më pas (hyn në këtë seri edhe fitorja 2-0 ndaj Dinamos së Kievit), janë 8 suksese në 10 ndeshje. Në tre muajt e mëpërparshëm ishin vetëm 6 fitore në total, me një humbje në mes dhe 5 barazime. Bardhezinjtë do të bëjnë të pamundurën për të mos e njollosur këtë seri pozitive rezultatesh, mbi të gjitha sepse nga krahu tjetër i fushës do të jenë rivalët e përjetshëm, me ngjyrat zikaltër.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"