Sfida e “ish”-ëve, Skënderbeu fiton 6-1

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 14, 2016 | 9:35

Sfida e “ish”-ëve, Skënderbeu fiton 6-1

Skënderbeu-Partizani, përmes të tjerave, shikohet edhe si një përballje “ish”-ësh. Në radhët e Partizanit, në dallim nga dy fazat e para kur ishin tre, tani ka mbetur vetëm një lojtar që ka veshur më parë edhe fanellën e Skënderbeut.shkembi xhani Bëhet fjalë për mbrojtësin Ditmar Bicaj, i cili ka dalë kampion me korçarët. Ndërsa “ish”-ët e kuq në radhët e Skënderbeut janë më të shumtë.

Bëhet fjalë për portierin Orges Shehi, mbrojtësin Tefik Osmani dhe mesfushorët Bledi Shkëmbi dhe Gerhard Progni, si dhe sulmuesin Arbër Abilaliaj. Por, në merkaton e janarit, Plaku ndryshoi statusin, nga ish-lojtar i Skënderbeut, u bë “ish” i kuq.

Pra, dueli i “ish”-ëve anon dukshëm nga skuadra korçare, e cila ka gjashtë kundrejt një te Partizani. Ish-ët e kuq nuk kanë arritur në asnjë rast që të fitojnë titull kampion me Partizanin, ndërsa Ditmar Bicaj ka fituar katër tituj me Skënderbeun.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"