Sfida e Idrizit: Të vijë kush mendon se drejton klubin më mirë se unë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 18, 2016 | 20:12

Sfida e Idrizit: Të vijë kush mendon se drejton klubin më mirë se unë

Sinan Idrizi vazhdon të jetë i bindur se do të zgjidhë shumë shpejt krizën te Flamurtari, edhe pse aktualisht është pa trajner dhe lojtarët duket qartësisht se nuk impenjohen maksimalisht për një skuadër ku praktikisht qëndrojnë me kontribut vullnetar pasi nuk paguhen prej kohësh.

sinan idrizi

“Do të ketë zgjidhje se kemi marrë përsipër një përgjegjësi dhe do t’i shkojmë deri në fund dhe e pranojmë deri në fund përgjegjësinë tonë financiare në kuadër të ligjeve të shtetit shqiptar”, ishin sot fjalët e Idrizit para mediave të interesuara për situatën kaotike pas vendimit të trajnerit Gugash Magani. “Kur ka krizë, kriza është e të gjithëve, që nga drejtuesit, te ekipi, të gjithë bashkë. Kemi një humbje imazhi e sportiviteti, por besoj se shumë shpejt do të jetë një histori e të kaluarës”.

IDRIZI

I akuzuar shpesh për keqmenaxhim të klubit e situatës, edhe nga ish-kryebashkiaku Gjika, Idrizi u ka lëshuar sfidë të gjithë atyre që mendojnë se mund ta bëjnë më mirë detyrën e administratorit duke u shprehur i gatshëm t’u lirojë vendin. “Nëse ka të tjerë që e bëjnë më mirë se unë, pse jo. Flamurtari nuk është i imi, është i të gjithëve. Unë i qëndroj obligimeve të mia deri në fund”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"