Sfida e “ferrit” me Volfsburgun, UEFA ia beson takimin një gjyqtari ballkanas

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 9, 2020 | 13:06

Sfida e “ferrit” me Volfsburgun, UEFA ia beson takimin një gjyqtari ballkanas

Një treshe nga Kroacia do të vendosë drejtësi në ndeshjen Kukësi-Volfsburg, që do të luhet më 17 shtator ora 20:00 në stadiumin “Air Albania”.
0000022535_660_375_cut
“Panorama Sport” mëson se UEFA ka përzgjedhur 36-vjeçarin kroat, Duje Strukan, si kryesorin e këtij takimi. Bëhet fjalë për një arbitër mjaft të njohur në Kroaci, që ka gjashtë vite që mban stemën e FIFA-s. Për herë të fundit Strukan ka gjykuar pesë ditë më parë ndeshjen e ekipeve U-21 të Gjeorgjisë dhe Francës, që ka përfunduar me fitoren 0-2 të “Gjelave”. Asistentë të Strukan do të jenë Goran Perica dhe Hrvoje Radiç. Ndërsa vëzhguesi i arbitrave është nga Turqia, Mehmet Ilgaz. Takimi është i vlefshëm për turin e dytë të Ligës së Europës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"