Sfida delikate ndaj Laçit, ja 2 lojtarët që pritet të mungojnë te Partizani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Qershor 24, 2020 | 19:47


Sfida delikate ndaj Laçit, ja 2 lojtarët që pritet të mungojnë te Partizani

Nga mbrojtja më e mirë në sezonin e kaluar te reparti më i pastabilizuar këtë kampionat. Partizani ka vuajtur shumë në prapavijë dhe në muajt e fundit është dëmtuar së tepërmi edhe nga dëmtimet. Prej dy javësh Egzon Belica është i dëmtuar dhe gjasat janë që edhe në ndeshjen e së shtunës ndaj Laçit të mos jetë në fushë.PARTIZANI

Dje të kuqtë u stërvitën në orën 09:30 në kompleksin “Football Republic” dhe nga ajo që u pa, Belica sërish ishte i veçuar nga grupi. Bashkë me qendërmbrojtësin, përgatitje individuale bëri edhe mesfushori Esat Mala, i cili ka pësuar një dëmtim që në ndeshjen ndaj Kukësit dhe ende nuk është riaftësuar. Lajm i mirë sa i përket seancës së djeshme është bashkimi me grupin i qendërmbrojtësit rumun, Deian Boldor.

Ky i fundit u dëmtua në kavilje në takimin kundër Flamurtarit, duke u zëvendësuar që në pjesën e parë. Megjithatë, shpresohet që deri të shtunën rumuni të jetë gati dhe të luajë titullar.ivan boldor1

Skuadra është vërtet në emergjencë, pasi për momentin i vetmi qendërmbrojtës i mirëfilltë në dispozicion është Bitri, duke qenë se edhe Belica nuk është gati. Partizani e ka si finale ndaj Laçit për një vend në Kupat e Europës.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com