Sfida delikate me Skënderbeun, mesfushori i Apolonisë: I kemi mundësitë për rezultat pozitiv

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 24, 2021 | 11:55

Sfida delikate me Skënderbeun, mesfushori i Apolonisë: I kemi mundësitë për rezultat pozitiv

Fierakët do të kenë një transfertë të vështirë, me një rivale direkte. Apolonia do të luajë në Korçë, me Skënderbeun e vendit të fundit. Mesfushori Rimal Haxhiu shpreh besimin se skuadra e tij do të dijë të reagojë siç duhet.

rimal haxhiu

“Do të jetë një ndeshje e vështirë për ne, pasi luajmë në transfertë me një kundërshtar direkt dhe takime të tilla kanë vlerën e 6 pikëve. Në fushën e vet Skënderbeu është një ekip që nuk lëshon kollaj, por Apolonia nuk është e interesuar për rezultat negativ, pasi kjo gjë do të thotë vendi i fundit në renditje. Besoj se i kemi të gjitha mundësitë që të dalim me sukses nga kjo ndeshje, pavarësisht vështirësisë së fushës dhe të klimës”, thotë mesfushori i Apolonisë, Rimal Haxhiu.

Në këtë ndeshje, fierakët do të jenë të plotë, pasi skuadrës i rikthehet edhe Mihana, që mungoi me Kukësin për shkak kartonësh. Apolonia dhe Skënderbeu janë skuadra e dy vendeve të fundit dhe vetëm me 1 pikë ndahen nga njëra-tjetra.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"