Sezoni te “Demat” nuk i ndihmon, huazimet e Partizanit dalin të gjithë të lirë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 8, 2022 | 14:48

Sezoni te “Demat” nuk i ndihmon, huazimet e Partizanit dalin të gjithë të lirë

Ditën e shtunë u përhap shpejt lajmi se ish-mbrojtësi i djathtë i Partizanit në sezonin e shkuar, Albion Marku, ka dalë lojtar i lirë. Pas mbylljes së aventurës me Partizanin, i riu u kthye te Lokomotiva e Zagrebit, që zotëronte kartonin e tij. Ai kreu fazën përgatitore me kryeqytetasit, por nuk arriti të bindte stafin teknik ta mbanin, ndikuar edhe nga konkurrenca e madhe në pozicionin e tij.

partizani penalltite

Asnjë ofertë për të nga klube të tjera, me Lokomotivën, që në marrëveshje me Markun vendosi të ndërpresë kontratën, e cila përfundonte në verën e vitit të ardhshëm. Kështu, Marku është në kërkim të një aventure të re.

Përtej këtyre detajeve, ka një të veçantë për sa u përket lojtarëve, që Partizani pati huazuar në sezonin e shkuar. Përveç Kallakut, që gjithashtu është çështje kohe, të gjithë të tjerët kanë dalë lojtarë të lirë.

Para Albion Markut, edhe Dean Liço u nda me Askolin, teksa e njëjta gjë ndodhi edhe me Esat Malën me ish-klubin e tij turk, Giresunspor.

Kallaku pritet të marrë letrat në ditët në vijim për t’u rikthyer në Superiore. Fakti që të gjithë dolën lojtarë të lirë, është padyshim i dhimbshëm për vetë futbollistët, por edhe për Partizanin.

Lojtarët nuk arritën të tregojnë veten sa duhet për të zënë vend në ligat e forta europiane, por nga ana tjetër as klubi e skuadra nuk i dhanë aq sa duhet ndihmë për të ecur përpara.

huazimet

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"