Sezoni në rrezik për Vllazninë, Jonuz ulet me lojtarët, kërkohet zgjidhje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 3, 2020 | 23:53

Sezoni në rrezik për Vllazninë, Jonuz ulet me lojtarët, kërkohet zgjidhje

Vllaznia analizon humbjen e fundit. Ashtu sikundër ishte paralajmëruar prej Mirsad Jonuzit fill pas Skënderbeut, dje është diskutuar gjerësisht rreth asaj që ngjau në javën e 24-t. Shkodranët u ndëshkuan në minutën e 94-t prej Blerim Krasniqit, duke u zhytur zyrtarisht në krizë. Vendi i 8-të me 4 pikë më pak nga korçarët i lë në ujëra të rrezikshme kuqeblutë.

vllaznia

Ky pozicion i çon në “play out”, duke rikthyer ethet e rënies nga kategoria. Ndaj, edhe në klub e kanë parë të udhës që ta mbledhin skuadrën sa është në kohë. Të pranishëm ishin vetëm stafi teknik dhe lojtarët, ndërsa ka munguar administratori Suad Lici.

suad-lici-foto

Qëllimi i kësaj analize nuk ishte gjetja e fajtorëve apo marrja e masave, por vetëm evidentimi i gabimeve. Në këtë formë mund të ndërhyhet dhe riparuar diçka nga loja e skuadrës. Vllaznia ka këtë javë dy përballje të vështira njëra pas tjetrës, ndaj kërkohet reagim i menjëhershëm.

Tekniku maqedonas u ndal edhe te Kukësi, që është edhe kundërshtari i së mërkurës. Veç Jonuzit dhe stafit të tij, kanë folur edhe disa nga titullarët. Ata kanë pranuar se duhet të ndryshojnë sa nuk është vonë, ndaj janë munduar që t’i mobilizojnë edhe shokët.

jonuz

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"