Sezoni katastrofik, klubi i njohur shkon drejt shitjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 2, 2020 | 18:25

Sezoni katastrofik, klubi i njohur shkon drejt shitjes

Valencia mund të ndryshoj pronar. Kriza e vazhdueshme menaxhimit nga presidenti Piter Lim të kërkojë kandidatë të rinj për të blerë “Los Che”.
valencia
Sipas mediave iberike, biznesmeni nga Singapori po mendon të shesë klubin pas rezultateve zhgënjyese të këtij sezoni dhe shkarkimit të trajnerit Marselinjo në fillim të sezonit dhe Albert Seladesit pas humbjes 2-0 kundër Vilarealit. Ai i ka kërkuar ndihmë menaxherit të Kristiano Ronaldos Horge Mendes.

Fansat e Valencias u revoltuan akoma më shumë kur e bija e pronarit të klubit shkroi në “Instagram” se “ata mund të bënin çfarë të donin me Valencian” përderisa mbeten pronarë të klubit.

Valencia ndodhet aktualisht në vendin e dhjetë në La Liga dhe me këtë pozicion nuk siguron pjesëmarrje në asnjë prej kompeticioneve të futbollit europian.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"