Sezoni i tretë me Bylisin, ballshiotët caktojnë kapitenin e ri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 22, 2020 | 23:16

Sezoni i tretë me Bylisin, ballshiotët caktojnë kapitenin e ri

Nga ajo që është parë deri tani, ballshiotët duket se e kanë zgjedhur kapitenin e skuadrës për sezonin e ri dhe Franci Ymeralilaj do ta mbajë shiritin në sezonin 2020- 2021. Edicionin e shkuar shiritin e kanë mbajtur disa lojtarë, por më shumë Hidi, Murataj apo edhe Mëllugja. Ymeralilaj luan sezonin e tretë me Bylisin, ndërsa anësori i djathtë duket se po adaptohet në një rol të ri, në qendrën e mbrojtjes.

yMERALILAJ

Ballshiotët janë konsoliduar jo pak, me rikthimet e Ymeralilajt e Antonit, por edhe prurjet e merkatos, ku i fundit është Gresild Lika, që dje ka kryer edhe seancën e parë stërvitore në Ballsh me ekipin.

RUÇI- Flamur Ruçi është një nga lojtarët e perspektivës që ka afruar Bylisi. Lojtari me origjinë nga Berati, që ka qenë edhe pjesë e Luftëtarit, po spikat në këtë periudhë, ku në miqësoren ndaj Labërisë ka shënuar gol dhe ka fituar një penallti. Ai ka shënuar edhe në testin e fundit, ku Bylisi barazoi 1-1 me Besën. Ruçi është një lojtar me të ardhme dhe është zyrtarizuar si pjesë e skuadrës së Bylisit, duke nënshkruar kontratë afatgjatë.

ERJON SALIU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"