SEZONI I RI/ Kaosi me Kategorinë e Dytë, asnjë sinjal nga FSHF

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 13, 2022 | 14:33

SEZONI I RI/ Kaosi me Kategorinë e Dytë, asnjë sinjal nga FSHF

Sezoni i ri i Kategorisë së Dytë mbetet ndër të vetmet aktivitetet futbollistike që organizon FSHF-ja që në këtë moment mbetet në trajtë amorfe.

kategoria-e-dyte

Edhe pse te datat zyrtare është përcaktuar se Kategoria e Dytë nis më 1 tetor 2022 dhe përfundon më 29 prill 2023, aktualisht nuk ka asnjë gjurmë të këtij kompeticioni.

Shkak për këtë është kaosi që mbizotëron në FSHF për strukturën dhe pjesëmarrjen e skuadrave që do të përfshihen në këtë kampionat.

Jo vetëm që nuk është hedhur shorti për kampionatin e kësaj kategorie, por as nuk janë ndarë grupet, se cili ekip do të jetë në Grupin e Veriut dhe cili në të Jugut.

Apo do të kemi vetëm një grup gjithëpërfshirës.

Pra, paqartësia e skemës sjell më pas të gjitha pikëpyetjet në vijim.

Por duket se vonesat kanë të bëjnë edhe me procedurat që kanë ndjekur klubet e përjashtuara nga kampionati i shkuar nga Komisioni i Disiplinës dhe Etikës për trukim rezultatesh.

Gjithsesi, Gramshi është falur nga Apeli, por nuk dihet se çfarë do të ndodhë me Bulqizën dhe Internacionalin, që u ndëshkuan njëlloj si gramshiotët.

Mbetet për t’u parë se cili do të jetë plani, skema dhe rrugët që do të ndjekë FSHF-ja në ditët në vijim për mbarëvajtjen e kampionatit të Kategorisë së Dytë, që për momentin mbetet vetëm si një tabelë që pret të varet diku.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"