Postuar: Maj 16, 2020 | 22:13
Sezoni i parë si profesionist, sulmuesi i Tomorit tregon synimet: Të shënoj sa më shumë dhe të fitoj kampionatin
Sulmuesi i ri i Tomorit, Daniel Lirëza, i cili ka spikatur në këtë kampionat me lojën e bukur dhe golat e shënuar, mezi po e pret rifillimin e ndeshjeve.
Për “Panorama Sport”, futbollisti beratas është shprehur: “Gjatë gjithë kësaj periudhe nuk e kam ndërprerë për asnjë çast stërvitjen, edhe pse në kushtet që na ka lejuar pandemia, ku mundësitë kanë qenë të limituara. Me rifillimin e kampionatit, kam si objektiv të vazhdoj me paraqitjen pozitive në shërbim të skuadrës dhe të shënoj sa më shumë për Tomorin. Është sezoni im i parë me të rriturit dhe dëshiroj ta finalizojmë me titullin kampion të Kategorisë së Dytë”.
EDI SPAHIU – PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"