Sezoni i keq i Padërbornit ndikon dhe te Gjasula, futbollisti shqiptar vendos “rekord” në Bundesligë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 24, 2020 | 0:09

Sezoni i keq i Padërbornit ndikon dhe te Gjasula, futbollisti shqiptar vendos “rekord” në Bundesligë

Sezoni zhgënjyes i Padërbornit në Bundesligën gjermane po ndikon psikologjikisht dhe te mesfushori i kombëtares së Shqipërisë Klaus Gjasula.
gjasula
Pas një ndërhyrje jokorrekte në minutën e 61-ë, gjyqtarja kryesore e takimit Bibiana Steinhaus nxori nga xhepi kartonin e verdhë për 30-vjeçarin. Me këtë karton, Gjasula vendos një rekord të ri në kampionatin gjerman si lojtari që është zverdhur më shumë herë në 27 ndeshjet e para në një sezon të Bundesligës (14 herë). Ky rekord mbahej prej sezonit 1998-1999 prej Tomash Hajto, 12 kartona pas 27 takimeve të para në Bundesligë.

Me barazimin e sotëm 1-1 kundër Hofenhaimit, Padërborni vazhdon të qëndrojë në vendin e fundit të kampionatit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"