Sezon katastrofik/ 500 minuta për një gol, klubi i Kategorisë së Parë thyen rekorde negative

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 15, 2020 | 10:37

Sezon katastrofik/ 500 minuta për një gol, klubi i Kategorisë së Parë thyen rekorde negative

Në gjashtë ndeshjet hapëse, verdheblutë nuk e kanë provuar ende “shijen” e pikës. Humbja ndaj Turbinës thjesht konfirmoi situatën e nderë ku ndodhet skuadra, e cila po thyen rekorde negative.

egnatia elbasani

Në fakt, edhe pse një nisje e dobët pritej, kurrsesi nuk mendohej që ekipi të mos kishte asnjë pikë nga 18 të mundshme e për më tepër duhet të priste më shumë se 500 minuta për të shënuar edhe golin e parë për këtë sezon.

Skuadra ka prekur fundin dhe për momentin duket një mision i pamundur kthesa, pasi edhe kalendarin nuk e kanë aspak në favor.

Këtë të shtunë luajnë me Besën pretenente dhe rrezikojnë ta mbyllin fazën e parë pa asnjë pikë të grumbulluar e duke ia bërë vetes “malore” qëndrimin në kategori. Për momentin në klub nuk pritet të ketë asnjë masë dhe vetëm pas marrjes së pushimeve do të shihet se çfarë mund të bëhet në lidhje me këtë.

VLADIMIR MEMA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"