Sezon i shkëlqyer në Superiore, talenti shqiptar drejt kalimit te Beshiktashi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 18, 2021 | 22:45

Sezon i shkëlqyer në Superiore, talenti shqiptar drejt kalimit te Beshiktashi

Albion Marku zhvilloi një sezon të shkëlqyer me Laçin, teksa në 35 ndeshje të luajtura shënoi 1 gol dhe dha 2 asiste.

60c845fcae298b842be252f0

Pas përfundimit të sezonit, mbrojtësi i djathtë u rikthye te Lokomotiva e Zagrebit, me këta të fundit që zotërojnë edhe kartonin e lojtarit. Megjithatë duket se mbrojtësi i Shpresave nuk do të qëndrojë për shumë gjatë te skuadra kroate.

Sipas asaj që raportojnë mediat turke, në gjurmët e 20-vjeçarit është vendosur klubi i madh turk, Beshiktashi. Drejtuesit turq, e kanë ndjekur Markun dhe janë bindur nga paraqitjet e tij dhe për këtë arsye kanë shfaqur interes për ta marrë në skuadër.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"