“Sezon i pranueshëm i Partizanit”, Kolela: Na e kanë prishur mesataren tre ndeshjet e fundit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 29, 2023 | 19:49

“Sezon i pranueshëm i Partizanit”, Kolela: Na e kanë prishur mesataren tre ndeshjet e fundit

Partizani luan këtë të hënë një duel shumë delikat në kampionat përballë Egnatias, një sfidë ku do të kërkojë tre pikët për të dalë nga kriza e rezultateve, por edhe për të ndalur një kundërshtar që është rival direkt në renditje.

kolela

Këtë e shpjegoi më mirë sot trajneri Xhovani Kolela, i pyetur nga “Panorama Sport” rreth situatës së ekipit të tij. Gjithsesi, ai ka bindjen se përtej tre ndeshjeve të fundit që kanë prishur mesataren, ekipi ka bërë mirë.

“Si e vlerësoj sezonin deri tani të Partizanit? Nëse përjashtojmë ndeshjet e fundit, sidomos të fundit, në lartësinë e duhur. Sipas meje ishte i pranueshëm. Por mund të bënim edhe më mirë

Në fazën e dytë janë pak pikë dhe mesatarja u shkatërrua pak nga tre ndeshjet e fundit. Ky është moment ndryshimi dhe duhet ta menaxhojmë.

Çfarë pres nga Egnatia? Kur një skuadër ndryshon trajner, gjen edhe motivim të ri. Megjithatë, pres një ndeshje shumë të komplikuar sepse kampionati është i ekuilibruar. A janë rivalë për titull? Absolutisht po”, theksoi ndër të tjera Kolela.

DENIS LALA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"