Sezon historik! Mesfushori i kombëtares shqiptare siguron ngjitjen në Ligën 1 në Francë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 14, 2022 | 21:42

Sezon historik! Mesfushori i kombëtares shqiptare siguron ngjitjen në Ligën 1 në Francë

Qazim Laçi do të përballet në sezonin e ardhshëm me yjet e elitës së futbollit francez. Mesfushori i përfaqësues shqiptare i është gëzuar sot një suksesi të rëndësishëm, pasi me skuadrën e Azhakso, ka arritur të kthehet përsëri në Ligën 1.

laci

Azhakso ishte në vendin e dytë në kampionat dhe për të mbrojtur pozicionin që të çon direkt në Ligën 1, i duhej në fitore në javën e fundit, ku vihej pikërisht përballë Tuluzës që kishte dominuar Ligën 2. Një penallti e transformuar saktësisht nga Nouri në minutën e 28 i mjaftoi skuadrës së Azhakso për të siguruar fitoren dhe kthimin përsëri në elitë ku mungonte prej 8 vitesh.

Kështu, Laçi mbyll në mënyrën më të mirë një sezon të jashtëzakonshëm dhe tashmë pret të përballet me disa nga emrat më të njohur të futbollit botëror të cilët kanë zgjedhur që të vazhdojnë karrierën në kampionatin francez. Në këtë sezon ai ka luajtur 34 ndeshje duke shënuar 3 gola e dhënë një asist me fanellën e Azhakso në Ligën 2.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"