Sevija eliminon Romën nga Liga e Europës, shpërthen festa te Lacio. Ja arsyeja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 6, 2020 | 23:38

Sevija eliminon Romën nga Liga e Europës, shpërthen festa te Lacio. Ja arsyeja

Sevija mposhti me rezultatin 2-0 Romën ditën e sotme duke u kualifikuar për në çerekfinalen e Ligës së Europës dhe duke i larguar italianët nga ky kompetcion. Gëzimi ishte i madh te spanjollët, por edhe më i madh ishte te Lacio.

Lacio fitorja dramatike

Bardhekaltrit u renditën në vendin e 4-t në kampionat, i cili i kualifikon në Ligën e Kampionëve, por përsëri diçka e tillë nuk është e sigurt. Duke qenë se nga sezoni i kaluar UEFA ndryshoi rregullat, duke vendosur që mes katër ligave të para më të forta, 4 ekipet e para të kualifikohen direkt, ajo anuloi rregullin se një shtet mund të përfaqësohet me 5 skuadra.

Një përfaqësim i tillë do të vinte nëse një ekip që është jashtë katërshes fiton Champions-in, apo fiton të drejtën e grupeve të Ligës së Kampioneve si kampione e Ligës së Europës.

Dhe ja tek Lacio frikësohet, duke qenë se për këto dy trofe ishin ende në lojë Napoli dhe Roma. Të kaltrit ku luan Elseid Hysaj janë në 1/ 8-at dhe presin ndeshjen e kthimit me Barcelonën, ndërsa verdhekuqtë tashmë janë eliminuar dhe rivalët kanë nisur të festojnë.

lACIO

Rregullorja thotë kështu: Nëse Napoli fiton Champions-in, apo nëse Roma do ia dilte të triumfonte në Ligën e Europës, Lacio e vendit të katërt do t’i hapte vend njërës prej të dyjave. Pra me eliminimin e Romës, tashmë Lacio duhet të presë edhe eliminimin e Napolit, për ta pasur të sigurt kualifikimin në Champions.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"