Setien zbret me këmbë në tokë Levën: Nuk krahasohet me Mesin, do të jetë ndeshje e…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 14, 2020 | 19:17

Setien zbret me këmbë në tokë Levën: Nuk krahasohet me Mesin, do të jetë ndeshje e…

Kike Setien zbret me këmbë në tokë Levandovskin dhe thotë se nuk mund të krahasohet aspak me Lionel Mesin. Trajneri i Barcelonës është i bindur se ndeshja e sotme do të jetë e barabartë dhe diferencën do ta bëjnë detajet e vogla. Pavarësisht se i thuri elozhe sulmuesit polak, tha se Leo është një tjetër kategori.

Setien

Situata- “Jemi mirë. Është një ndeshje të cilën po e presim me padurim dhe kemi punuar mirë. Është një kënaqësi që do të kem Dembelenë. Ai është në dispozicion të skuadrës dhe mund të aktivizohet nëse do të jetë nevoja. Ka 1 vit pa luajtur, por besoj që mund të bëjë mirë”.

Bajerni- “E dimë forcën e kundërshtarit dhe do të tentojmë që të minimizojmë pikat e tyre të forta. Janë të jashtëzakonshëm, por edhe ne jemi. Mendoj se do të jetë një ndeshje e barabartë, me alternativa për të dyja skuadrat”.

Topi- “Zotërimi i topit do të jetë shumë i rëndësishëm, sepse na ndihmon që të mos mbrohemi shumë pa top. Kjo gjë është pozitive për faktin që luajmë kundër një skuadre të fortë në sulm si Bajerni. E vërteta është se nëse nuk kanë top, nuk mund të na bëjnë keq. Gjithçka do të jetë e hapur”.

Presioni- “Në këtë ndeshje nuk ka nevojë për shumë fjalë, sepse motivohesh vetë. Tjetër gjë është të lexosh çfarë thonë të tjerët dhe tjetër është realiteti në fushën e lojës. Të jeni të sigurt që në fushë do të shihni dy nga ekipet më të mira në botë dhe ndeshja do të jetë e barabartë. Kështu e mendoj”.

Levandovski- “Është një futbollist i madh, por nuk besoj që është në lartësinë e Lionel Mesit. Kjo duhet të jetë e qartë për të gjithë. Po kalon një moment të mirë dhe po shërbehet siç duhet nga shokët e skuadrës. Por edhe Leo është në formë. E pamë kundër Napolit se çfarë mund të bëjë. Është e mirë për futbollin që këta lojtarë janë në fushën e lojës”.

Mesi- “Leo sigurisht që mund ta fitojë i vetëm këtë ndeshje, por unë pres që të jetë e gjithë skuadra në formë dhe ta ndihmojë atë. Ai mund të sjellë gola, por pa pjesën mbrapa do të jetë e vështirë”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"