Setien: Napoli ka evoluar, nuk mendoj se kjo do jetë ndeshja ime e fundit me Barcelonën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 7, 2020 | 14:20

Setien: Napoli ka evoluar, nuk mendoj se kjo do jetë ndeshja ime e fundit me Barcelonën

Barcelona luan nesër ndeshjen e kthimit ndaj Napolit në Champions pasi e para përfundoi në barazim 1-1. Përpara këtij takimi ka folur trajneri i katalanasve, Kike Setien.

napoli barca

“Sinjalet nga ndeshja e kaluar ishin pozitive. Na duhej një pushim pas një sezoni të ngjeshur në La Liga, pasi ishim të lodhur. Por kemi pasur kohë për të rimbushur bateritë dhe për të përgatitur ndeshjen”. Për Barcelonën do mungojnë Vidal, Buskets, Dembele, Artur, Umtiti dhe Todibo dhe Setien ka thirrur 9 lojtarë nga akademia. “Disa pozicione të lojtarëve mund të ndryshojnë, bazuar në rrethanat e ndeshjes, por une e kam të qartë formacionin në mendje”. Ka tension në kampin katalanas pasi Setien rrezikon stolin në rast të një humbjeje me Napolin, ndërsa Artur ka refuzuar të luajë për Barcelonën. “E dija që do më pyesnit për këtë. E vërteta ëshë që as nuk e kam menduar se kjo mund të jetë ndeshja ime e fundit me Barcelonën. Jam i fokusuar vetëm tek ndeshja. Unë fola me Arturin para se të largohej për në Brazil dhe ajo që kam kuptuar është që e ka me klubin. Do kisha preferuar një tjetër situatë, kaq mund të them. Sigurisht nëse do kishim më shumë ospione do ishte më mirë. Kemi thirrur disa lojtarë nga akademia që do të na ndihmojnë. Riki Pug dhe Ansu Fati janë në formë të mirë dhe mund ta nisin nga fillimi”. Në fund Setien foli edhe për kundërshtarët. “Napoli ka evoluar. Ato janë një ekip shumë i mirë. Ata nuk janë një skuadër mbrojtëse.

Ato dinë të sulmojnë dhe të mbrohen. Nuk është e vërtetë që Barcelona e ka humbur identitetin e saj. Ne po e përgatisim këtë ndeshje për fitore dhe të kënaqim tifozët tanë”, përfundoi Setien.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"