“S’është e drejtë, futbolli luhet deri në minutën e fundit”, trajneri i skuadrës së Kategorisë së Parë kundër mbylljes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 4, 2020 | 20:03

“S’është e drejtë, futbolli luhet deri në minutën e fundit”, trajneri i skuadrës së Kategorisë së Parë kundër mbylljes

Besëlidhja dhe drej tuesit e saj po pres in me padurim si do të shkojnë gjërat, do të rinisë kampionati apo do të mbyllet këtu? Gjithçka varet nga vendimet e qeverisë në këtë situatë karantine, ku kërkohet kujdes maksimal për të minimizuar përhapjen e infeksionit.

Plori

PLORI – Trajneri i Besëlidhjes, Elvis Plori, në një prononcim për “Panorama Sport”, shpreh mendimet e tij për skenarët e mundshëm që po diskutohen nga FSHF-ja, për skenarin e mbylljes së kampionatit tani dhe për formulat e “play off”-eve që janë pjesë e fazës së tretë. “Gjatë gjithë kësaj kohe e kam ndjekur me shumë interes situatën në vend, por në veçanti problemin e sportit. E dëgjuam me shumë interes edhe presidentin e federatës, z.Armand Duka, i cili foli për një mundësi të mbylljes së kampionatit, nëse nuk lejohet të fillojë stërvitja tani shpejt.

Mua nuk më duket e drejtë të mbyllet në këtë mënyrë sezoni, jo sepse interesat e klubit tonë preken, por vetë futbolli luhet deri në minutën e fundit. Kjo situatë të detyron t’i pranosh të gjithë skenarët. Duke e ditur se sipas rregullores vendi i dytë ka shanset e ndeshjes shtesë, duhet gjetur një formë, sado vonë të shkojë, që të bëhen të paktën ndeshjet e ‘play off’-it, në mënyrë që të mos u privohet kjo e drejtë ekipeve. Ka qenë një rrugë e gjatë deri tani, duke menduar edhe këtë shans për ngjitje”.

elvis plori

KUPA – Ndërsa sa u përket ndeshjeve të Kupës, ku tani në garë janë 8 skuadra, mes tyre dhe Besëlidhja, trajneri Elvis Plori u shpreh: “Edhe ndeshjet e Kupës kanë një interes dhe rëndësi më vete dhe s’mund të jetë një ekip fitues në këtë kompeticion, kur janë 8 në garë. Besoj se do të bëhet një zgjidhje tjetër e mirëmenduar dhe shpresoj që futbolli të fillojë, sepse është në të mirën e të gjitha palëve. S’duhet harruar shprehja se sporti është shëndet”.

Besëlidhja fazën e dytë e mbylli në vend të dytë, 9 pikë larg Kastriotit kryesues, një diferencë pesimiste, por duke e ditur se fazën e tretë do të ndeshej dy herë të tjera me Kastriotin, mbetej në lojë matematikisht. Lezhjanët po mbyllin sezonin e 12-të në nivelin inferior dhe kjo është periudha më e gjatë e të gjithë historisë jashtë elitës.

PRENG GJIKOLA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"