Serxho Ramos vazhdon polemikat: Modriç meriton “Topin e Artë”, por fitojnë ata që…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 9, 2018 | 13:30

Serxho Ramos vazhdon polemikat: Modriç meriton “Topin e Artë”, por fitojnë ata që…

Spanja ka fituar ndaj Anglisë mbrëmjen e djeshme në takimin e vlefshëm për Ligën e Kombeve me rezultatin 1-2. Serxho Ramos vazhdon të jetë një pjesë e rëndësishme e kombëtares edhe pse tashmë në moshën 32 vjeçare.

413148_TS_09-09-18_4604695364_

Kësaj here, në deklaratat e tij ka qenë në vëmendje Luka Modriç. “Është nga lojtarët e pakët që nëse do të fitonte çmimin e “Topit të Artë” do të gëzohesha sikur ta kisha fituar vetë. Shpeshherë e marrin ata që kanë më shumë marketing”, shprehet Ramos. Kjo është një polemikë me ish-shokun e tij të skuadrës, Kristiano Ronaldo, i cili e ka fituar 5 herë çmimin prestigjoz.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"