Serxho Ramos, kapiten i Europës. Sot luan ndeshjen e 600-të me fanellën e Realit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 13, 2019 | 19:17

Serxho Ramos, kapiten i Europës. Sot luan ndeshjen e 600-të me fanellën e Realit

U rikthye Liga e Kampionëve. Himni i këtij kompeticioni provokon një reagim special te të gjithë ata që jetojnë brenda Realit të Madridit. Në krye të kësaj liste, sigurisht që qëndron Serxho Ramos, lojtari që mban shiritin e kapitenit, njeriu që ka ngritur 3 Championsat, ai i cili sot do të prekë historinë.

serxhio ramos

Në stadiumin që Reali i Madridit fitoi Ligën e Kampionëve për herë të shtatë, kapiteni do të luajë ndeshjen e 600-të me fanellën e bardhë. Në 20 majin e vitit 1998, Pedja Mijatoviç i shënoi Perucit në stadiumin që sot mban emrin “Johan Krujf”. Në atë kohë, Serxho Ramos ishte një fëmijë 12- vjeçar dhe ëndërronte të luante me ekipin e parë të Sevijes.

Por, sot duket sikur ka kaluar një jetë. Ai fëmijë i ka bërë ëndrrat realitet dhe fanellën me numrin 4 e ka simbolin e karrierës. Ka fituar 3 Champions radhazi dhe 4 në 5 vitet e fundit. Çdo hap që hedh Reali në këtë Ligë Kampionësh është edhe një hap i Serxho Ramosit drejt rekordeve, i cili kërkon të ngrejë 4 Champions radhazi për të parakaluar Franc Bekenbauerin.

Capture

599 ndeshje- Nga këto 599 ndeshje që Ramos ka luajtur me Realin (debutoi në 10 tetor 2005 në humbjen ndaj Selta Vigos), 118 i ka luajtur në kompeticionin ku Ramos ka bërë histori. Në fushën e Ajaksit do të parakalojë Ksabi Alonson si lojtarin e 13-të me më shumë prezenca në Champions. Ky klasifikim udhëhiqet nga Kasijas (174), Ronaldo (158) dhe Ksavi (151).

Nga këto 118 prezenca në Ligën e Kampionëve, kapiteni i Realit ka arritur të fitojë 73 (61.8%). Kjo përqindje e klasifikon përpara Leo Mesit, i cili ka fituar 58.9% të ndeshjeve në Champions. Vlerat- Këtë vit vlera e Serxho Ramosit është shtuar më shumë, jo vetëm si kapiten, por edhe si “sulmues”. Ka marrë përsipër të godasë penalltitë dhe kjo e ka bërë një goleador.

Por ka një fakt interesant. Ai ende nuk ka arritur të shënojë gol në Ligën e Kampionëve këtë sezon. Sot do të shkojë 600 ndeshje dhe është vetëm 1 larg dy legjendave të mëdha të Realit, Gento dhe Hierro. Shumë shpejt do t’i parakalojë edhe ata…

Përgatiti: GENTJAN ALINANI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"