Serxhio Perez largon sponsorin për shkak të Donald Tramp

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 10, 2016 | 19:27

Serxhio Perez largon sponsorin për shkak të Donald Tramp

Piloti meksikan i Formula 1, Serxhio Perez, ndërpreu menjëherë marrëdhëniet me një prej sponsorëve të tij personal, pas në postimi në Twitter duke tallur meksikanët pas zgjedhjes së Donald Tramp si president i SHBA.

3A3CB38A00000578-3924180-image-a-100_1478792660786

Tramp, në një nga premtimet e tij elektorale, ka thënë se do të ndërtonte një mur në pjesën jugore të vendit për të penguar emigracionin ilegal të meksikanëve. Pas publikimit të rezultatit të zgjedhjeve, kompania e prodhimit të syzeve të diellit, Hawkers, publikoi një “cicërimë” duke nxitur meksikanët që t’i blinin syzet.

3A3CD98600000578-3924180-image-a-102_1478792720712

“Meksikanë, vendosni këto syze, në mënyrë që të mos ju shohin duke qarë nesër kur të ndërtohet muri”, ishte mesazhi i cili ndonëse u fshi shumë shpejt, mbërriti në adresë të Perez.

3A3C896D00000578-3924180-image-a-103_1478792884279

“Nuk m’u duk aspak humoristik një koment i tillë. Kam vendosur të shkëpus çdo marrëveshje me këtë kompani”, tha Perez i cili kishte urdhëruar gjithashtu që Hawkers të ndalonin prodhimin e rreth 20 mijë palë syzeve të personalizuara me emrin e tij. “Ata ndjejnë keqardhje por edhe unë. Njoh pronarët, por njerëzit dhe populli im janë të parët, nuk do lejoj askënd të tallet me ta”, tha piloti i Formula 1.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"