Serxhio bëhet hero, Laçi me 10 lojtarë përmbys Luftëtarin (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 6, 2017 | 17:23

Serxhio bëhet hero, Laçi me 10 lojtarë përmbys Luftëtarin (VIDEO)

Laçi ka arritur të marrë një fitore dramatike ndaj Luftëtarit në shtëpi me rezultatin 2-1. Gjirokastritët kaluan të parët në avantazh në minutën e 17 me anë të Aleksit i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, por vendasit barazuan në minutën e 35-të me anë të Qaqit.

Në minutën e 86 Laçi mbeti me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq të Erjon Vucajt për një gjest antisportiv, por dëshira e bardhezinjve ishte më e madhe se epërsia numerike e Luftëtarit dhe Serxhio arriti të përmbyste shifrat në minutën e 2-të të shtesës.

laci luftetari

Pas kësaj fitoreje, Laçi mbetet në lojë në garën e mbijetesës pasi arrin në kuotën e 32 pikëve dhe kap përkohësisht vendin e 8 me pikë të barabarta me Flamurtarin e ndodhur në vendin e 9 dhe Tiranën e vendit të 7 që do të ndeshen bashkë në Vlorë pas një ore. Ndërkohë Luftëtari mbetet përkohësisht në vendin e 4-t me 39 pikë.

Komenti minutë pas minute

90+7′ Përfundon ndeshja.

90+6′ Laçi kryen zëvendësimin e fundit. Largohet Mensah, në fushë Fangaj.

90+4′ Zogaj ndëshkohet me karton të verdhë.

laci1

90+2′ Serxhio përmbys shifrat pasi përfiton nga rrëmuja në zonë duke goditur saktë topin drejt rrjetës.

88′ Laçi kryen zëvendësimin e dytë. Largohet Lushkja i dëmtuar, në fushë Musaj.

vucaj

86′ Laçi mbetet me 10 lojtarë. Kapiteni Vucaj ndëshkohet me karton të kuq pasi godet me topin Aleksin e shtrirë në fushë për shkak dëmtimi.

81′ Luftëtari kryen zëvendësimin e fundit. Largohet Rapo i dëmtuar, në fushë Topi.

78′ Mensah fut një top në zonë nga e djathta dhe Jonuzi devijon lehtë, por topi del jashtë afër me shtyllën.

76′ Shala ndëshkohet me karton të verdhë.

72′ Serxhio tenton me një goditje të rrezikshme nga hyrja e zonës, por Miraka largon topin në goditje këndi.

71′ Luftëtari kryen zëvendësimin e dytë. Largohet Abazaj, në fushë Zogaj.

70′ Brahimaj ndëshkohet me karton të verdhë.

67′ Laçi kryen zëvendësimin e parë. Largohet Nika, në fushë Shala.

66′ Luftëtari del bukur në kundërsulm, por topi i goditur prej Abazajt nga hyrja e zonës del jashtë.

63′ Jonuzi tenton me një goditje nga jashtë zonës, por Miraka kontrollon topin.

55′ Kalojnë në qetësi minutat e para të pjesës së dytë teksa mungojnë rastet e rrezikshme.

46′ Luftëtari kryen zëvendësimin e parë. Largohet Zguro, në fushë Bengui.

46′ Fillon pjesa e dytë. Luftëtari luan topin e parë.

45+1′ Përfundon pjesa e parë.

laci

35′ Vucaj ekzekuton një goditje këndi duke krosuar në zonë dhe Qaqi godet saktë me kokë duke barazuar shifrat.

34′ Serxhio tenton me një goditje të rrezikshme brenda zonës, por Miraka devijon në goditje këndi.

31′ Abazaj ndëshkohet me karton të verdhë.

18′ Zguro ndëshkohet me karton të verdhë.

luftetari

17′ Aleksi merr përsipër ekzekutimin e 11-metërshit dhe shënon golin e avantazhit për gjirokastritët.

15′ Luftëtari fiton penallti pasi Sefgjini ndalon në mënyrë të gabuar brenda zonës Rrocën.

13′ Vucaj tenton me një goditje të rrezikshme nga hyrja e zonës, por Miraka grushton topin.

12′ Serxhio tenton me një goditje të rrezikshme nga jashtë zonës, por topi shkon jashtë.

10′ Kalojnë në qetësi minutat e para të këtij takimi teksa mungojnë rastet e rrezikshme.

1′ Fillon ndeshja. Laçi luan topin e parë.

LAÇI – LUFTËTARI 2-1
Qaqi 35′, Serxhio 90+2′ / Aleksi 17′ (11-m)

Laçi: Selmani, Lulaj, Qaqi, Gjoni, Sefgjini, Nika (Shala 67′), Lushkja (Musaj 88′), Jonuzi, Serxhio, Vucaj, Mensah (Fangaj 90+6′)
Trajner: Stavri Nica

Luftëtari: Miraka, Liçaj, Bojom, Beqiri, Zguro (Bengui 46′), Rapo (Topi 81′), Brahimaj, Aleksi, Rroca, Abazaj (Zogaj 71′), Rexhinaldo
Trajner: Mlladen Milinkoviç

Gjyqtar: Juxhin Xhaja

KV: Shala 76′ / Zguro 18′, Abazaj 31′, Brahimaj 70′, Zogaj 90+4′

KK: Vucaj 86′

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"