Sërisht rekord të infektuarish/ Ministria e Shëndetësisë jep të dhënat: 694 raste të reja dhe gjashtë viktima

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 17, 2020 | 16:38

Sërisht rekord të infektuarish/ Ministria e Shëndetësisë jep të dhënat: 694 raste të reja dhe gjashtë viktima

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njofton se në 24 orët e fundit një tjetër rekord infeksionesh është shënuar në vend. Kështu janë testuar pozitivë 694 persona, ndërsa kanë humbur betejën me virusin gjashtë qytetarë.

tirana-infektivi-karantine-9

Numri i përgjithshëm i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në  29,126, ndërsa ai i viktimave në 637.

Në 24 orët e fundit, në vendin tonë janë kryer 2,560 testime, prej të cilave 423 janë testime jnë kryer për arsye depistimi.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

334 raste në Tiranë, 41 në Berat, 39 në Fier, 36 në Lushnje, 32 në Vlorë, nga 28 raste në Durrës, Gramsh, 19 në Kavajë, 17 në Sarandë, 14 në Mallakastër, 13 në Krujë, nga 12 raste në Kurbin, Mirditë, Gjirokastër, nga 10 raste në Lezhë, Pogradec, nga 7 raste në Kukës, Kuçovë, 6 në Korçë, 5 në Shkodër, nga 3 raste në Has, Pukë, nga 1 rast në Elbasan, Tropojë, Përmet, Dibër, Bulqizë, Peqin.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 351 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 13,804 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 412 pacientë, 13 në terapi intensive, nga të cilët 3 të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 6 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: mjeku 66 vjeçar Ilirjan Draçi, një 28 vjeçare, një 61 vjeçare, një 76 vjeçare, dhe një 78 vjeçar nga Tirana, një 63 vjeçare nga Elbasani.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet të gjithë qytetarëve që janë të konfirmuar ose në pritje të përgjigjes së testit, të qëndrojne të izoluar, duke respektuar detyrimin e vetekarantinimit.

Për çdo shenjë të sëmundjes duhet të kontaktoni mjekun tuaj të familjes. Nëpërmjet linjës së gjelbër falas 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun e familjes dhe të merrni informacionin e nevojshëm për COVID19.

Urgjenca Kombëtare është 24/7 në shërbim të pacientëve. Telefononi 127 nëse dyshoni se jeni të prekur nga Covid19 dhe për çdo urgjencë mjekësore.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën thirrje të gjithë qytetarëve të respektojnë rregullat e higjienës, distancimit fizik dhe mbajtjen e maskës në çdo ambient jashtë shtëpisë.

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur ditën e sotme të ndalohen grumbullimet me më shumë se 10 persona në vende të hapura dhe të mbyllura, të ndalohen mbledhjet partiake dhe tubimet, konferencat, ceremonitë e festave, ceremonitë martesore dhe organizimet përtej familjare të ceremonive mortore, deri në një urdhër të dytë.

COVID-19 – Statistika (17 Nëntor 2020)

Raste të reja ditore                  694

Të shëruar ne 24 orë                351

Të shtruar në spitale               412

Humbje jete në 24 orë                    6

Testime ditore                         2,560

Testime totale                160,451

Raste pozitive               29,126

Raste të shëruara          13,804

Raste Aktive                  14,685

Humbje jete                     637

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë         7158

Durrës                 1182

Fier                      1169

Korçë            844

Shkodër        812

Elbasan        762

Vlorë               686

Lezhë           635

Berat               501

Gjirokastër    439

Kukës            356

Dibër                 141

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"