Sërish shifër e lartë të infektuarish dhe 15 humbje jete. Ministria e Shëndetësisë jep të dhënat e 24 orëve të fundit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 10, 2021 | 17:17

Sërish shifër e lartë të infektuarish dhe 15 humbje jete. Ministria e Shëndetësisë jep të dhënat e 24 orëve të fundit

Ulja e numrit të testimeve ka sjellë edhe një ulje të lehtë të numrit të personave të infektuar, megjithatë shifra mbetet e lartë. Në të dhënat e 24 orëve të fundit, Ministria e Shëndetësisë sqaron se 15 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi, ndërsa numri i të infektuarve është 1143 persona pas 4083 testimeve. Një ditë më parë, shifra e infektimeve 1239 raste të reja pas kryerjes së 4562 testimeve. Në të gjithë vendin, numri i rasteve pozitive është rreth 88 mijë persona.

koronavirusi-infektivi-urgjenca17-1

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

Ju njohim me situatën e COVID-19 në 24 orët e fundit si vijon:

Janë kryer 4083 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 1143 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

453 raste në Tiranë, 110 raste në Vlorë, 58 raste në Kuçovë, 57 raste në Fier, 35 raste në Sarandë, 34 raste në Shkodër, Berat , 27 raste në Durrës, Korçë, 26 raste në Elbasan, 24 raste në Lushnje, 22 raste në Mallakastër, 20 raste në Kukës, 19 raste në Kurbin, 15 raste në Pogradec, 14 raste në Malësi e Madhe, 13 raste në Gramsh, Skrapar, 11 raste në Kavajë, 10 raste në Lezhë, Kamez, 8 raste në Mirditë, Gjirokastër, Bulqize, Patos, 7 raste në Vau i Dejës, Peqin, 6 raste në Dibër, Kolonjë, 5 raste në Has, Librazhd, Përmet, 4 raste në Tepelenë, 3 raste në Devoll, Mat, Divjakë, Himarë, Maliq, 2 raste në Pukë, Ura Vajgurore, Memaliaj, Finiq, Vorë, Libohovë, 1 rast në Krujë, Rrogozhinë, Tropojë, Delvine, Belsh, Cerrik, Poliçan.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 683 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 53,616 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 483 pacientë, 37 në terapi intensive nga të cilët 15 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 15 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19 në spitalet COVID.

8 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Patosi, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Korça, të moshave 53 -94 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të gjithë qytetarëve të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID-19, vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake, dhe respektoni vëtizolimit kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID-19, vetëm kështu mund të frenohet përhapja e COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë.

Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për të mësuar mjekun tuaj të familjes dhe për të kontaktuar me të.

Gjithashtu, telefononi në numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID-19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.

COVID-19 – Statistika ( 10 Shkurt 2021)

Raste të reja ditore                              1,143

Të shëruar në 24 orë                          683

Të shtruar në spitale                       483

Humbje jete në 24 orë                    15

Testime ditore                              4,083

Testime totale                        398,325

Raste pozitive                            88,671

Raste të shëruara                   53,616

Raste Aktive                          33,552

Humbje jete                         1,503

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                             19556

Fier                               2872

Durrës                         1737

Elbasan                     1489

Shkodër                   1549

Vlorë                        1650

Lezhë                      1149

Korçë                    1049

Berat                     936

Gjirokastër         732

Kukës                  478

Dibër                  355

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"