Sërish rritje të personave të infektuar me COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat: 13 qytetarë humbën jetën në 24 orët e fundit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 6, 2021 | 17:45

Sërish rritje të personave të infektuar me COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat: 13 qytetarë humbën jetën në 24 orët e fundit

Sërish është vënë re një rritje e numrit të personave të infektuar me COVID-19. Ministria e Shëndetësisë, në njoftim zyrtar bën të ditur se në 24 orët e fundit janë infektuar 1130, ndërsa kanë humbur jetën 13 persona.

koronavirusi-infektivi-urgjenca17-1

Situata e COVID-19 në 24 orët e fundit:

Janë kryer 4539 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 1130 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

535 raste në Tiranë, 82 në Elbasan, 59 në Kurbin, 46 në Durrës, nga 35 raste në Fier, Vlorë, 25 në Sarandë, nga 23 raste në Korçë, Berat, 18 në Shkodër, 16 në Kavajë, nga 15 raste në Lezhë, Mirditë, 14 në Pogradec, 13 në Kamëz, 12 në Kukës, 11 në Ura Vajgurore, 10 në Delvinë, 9 në Lushnje, nga 8 raste në Gramsh, Kuçovë, nga 7 raste në Krujë, Dibër, Kolonjë, nga 6 raste në Mat, Përmet, Cerrik, nga 5 raste në Librazhd, Divjakë, Roskovec, Peqin, Patos, nga 4 raste në Has, Tropojë, Mallakastër, Gjirokastër, Memaliaj, Vorë, nga 3 raste në Prrenjas, Skrapar, nga 2 raste në Devoll, Pukë, Tepelenë, Belsh, Bulqizë, Shijak, Maliq, Libohovë, nga 1 rast në Rrogozhinë, Vau i Dejës, Fushë Arrëz, Malësi e Madhe, Himarë, Poliçan, Dropull, Këlcyrë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 656 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 50,875 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 431 pacientë, 25 në terapi intensive nga të cilët 12 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 13 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19 në spitalet COVID. 6 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Korça, 1 qytetar nga Lezha, 1 qytetar nga Mirdita, 1 qytetar nga Klosi, 1 qytetar nga Mati, 1 qytetar nga Delvina, 1 qytetar nga Kruja, të moshave 28 -80 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat antiCOVID duke vendosur maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë; duke shmangur grumbullimet dhe duke ruajtur distancimin fizik; duke u kujdesur për higjenën vetjake, në mënyrë që të parandalohet përhapja e COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë.

Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për të mësuar mjekun tuaj të familjes dhe për të kontaktuar me të.

Gjithashtu, telefononi në numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID-19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.

COVID-19 – Statistika (6 Shkurt 2021)

Raste të reja ditore                                    1130

Të shëruar në 24 orë                                 656

Të shtruar në spitale                               431

Humbje jete në 24 orë                            13

Testime ditore                                        4539

Testime totale                                381,941

Raste pozitive                                     84,212

Raste të shëruara                             50,875

Raste Aktive                                    31,891

Humbje jete                                    1446

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                                       18363

Fier                                          2689

Durrës                                    1731

Shkodër                                 1512

Vlorë                                   1487

Elbasan                           1540

Lezhë                              1115

Berat                             936

Korçë                            983

Gjirokastër                659

Kukës                       465

Dibër                       411

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"